TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2023, 20:19

Dy penallti të humbura në 3 javë kampionat në La Liga, sulmuesi shqiptar humbet shkëlqimin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dy penallti të humbura në 3 javë kampionat në La Liga,

Shqiptari i Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një moment jo të mirë në këtë nisje sezoni, teksa në vetëm 3 javët e para të La Ligës, ka humbur 2 penallti.  

Sulmuesi i Majorkës, fillimisht gaboi në duelin e javës së parë ndaj Las Palmasit, ndërkohë që të njëjtën gjë bëri edhe mbrëmjen e sotme në ndeshjen kundër Granadës së Myrto Uzunit. 
 
Bëhet fjalë për minutën e 18, kur Muriqi kishte shansin e artë për të vendosur baraspeshën, por e dërgoi topin në shtyllën e majtë pingule. Vlen të theksohet fakti se skuadra e Granadës gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 13 me anë të Rubios.   

vedat muriqi sulmuesi shqiptar i kosovës majorka

Lini një Përgjigje