
Janë luajtur sot disa nga ndeshjet e javës së dytë të Bundesligës gjermane, aty ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë dhe përmbysjet.
Dortmundi është ndalur në barazim 1-1 në transfertë ndaj Bohumit, aty ku vendasit kaluan në avantazh të parët, por Malen barazoi për verdhezinjtë. Ndërkohë, Unioni i Berlinit ka shkëlqyer në transfertë duke fituar me rezultatin e thellë 1-4 ndaj Darmshtadit.
Gosens arriti të shënonte dy gola në pjesën e parë duke e nisur në mënyrën më të mirë aventurën gjermane.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Këlni u mund në shtëpi 1-2 nga Volfsburgu, Frajburgu fitoi 1-0 përballë Verder Bremenit, teksa Heidenheim u mposht 2-3 nga Hofenheimi.
Rezultatet e javës së dytë në Bundesligë:
Bohum 1-1 Dortmund
Darmshtad 1-4 Union Berlin
Këln 1-2 Volsfsburg
Frajburg 1-0 Verder Bremen
Haidenhaim 2-3 Hofenhaim
Lini një Përgjigje