TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2023, 15:28

Skandali me puthjen e futbollistes, FIFA pezullon nga detyra kreun e Federatës Spanjolle

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me puthjen e futbollistes, FIFA pezullon nga detyra kreun e

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales është pezulluar nga FIFA për një periudhë fillestare prej 90 ditësh. Kjo për shkak të puthjes në buzë të futbollisten Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së medaljeve pas finales së Kupës së Botës për femra.

46-vjeçari ka refuzuar të japë dorëheqjen pavarësisht presionit në rritje nga brenda futbollit spanjoll dhe qeverisë.

FIFA thotë se ia ka komunikuar vendimin e saj Luis Rubiales, Federatës Spanjolle Të Futbollit dhe Shoqatës Evropiane të Futbollit (UEFA). Konfederata Botërore e Futbollit shton se nuk do të komentojë asnjë masë disiplinore derisa të përfundojë procedura kundër Rubiales.

Kujtojmë se vetë futbollistja Hermoso dha një deklaratë duke mohuar pretendimet e Rubiales se puthja ishte konsensuale. Federata spanjolle e futbollit kishte thënë se do të ndërmerrte veprime ligjore lidhur me komentet e Hermoso.

Rubiales kishte refuzuar të jepte dorëheqjen, duke thënë se "po ndodh një vrasje sociale" dhe se ai "do të luftojë deri në fund".

Lini një Përgjigje