TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Gusht 2023, 20:54

Poçetino shpërfill Lukakun dhe mbetet në pritje të Brojës, i vendos ultimatum belgut: Shiko për diku tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Poçetino shpërfill Lukakun dhe mbetet në pritje të

“Shiko për dikur tjetër”, ky titull i “Mirror Sport” zbulon përfundimin e takimit kokë më kokë ndërmjet Mauricio Poçetinos dhe Romelu Lukakut. Mes palëve nuk ka më asnjë pikë të përbashkët, Lukaku është i padëshiruar në Londër. Pavarësisht se Poçetino po has vështirësi në lidhje me fazën sulmuese, trajneri i Bluve nuk sheh shpëtim te Lukaku, më mirë pret të rikthehet Broja në kushte optimale se sa t’i besojë sulmuesit belg. 

Pasi e mbajtën gjatë gjithë verës me shpresën që dikush t’i blinte kartonin, Ç është gati të lë të lirë Lukakun në formë huazimi. Për momentin dy janë klubet që interesohen për shërbimet e sulmuesit belg, Juventusi dhe Roma. Të dy ekipet e Serisë A e kërkojnë Lukakun në formë huazimi. Nëse tifozët e “Zonjës së Vjetër” nuk e dëshirojnë në Torino, e kundërta ndodh në Romë, tifozët verdhekuq kanë shprehur pëlqimin e tyre për transferimin e Lukakut. 

Poçetino shpërfill Lukakun dhe mbetet në pritje të

Në çdo rast, nëse gjërat nuk shkojnë si duhet deri në fund të gusht, nëse Lukaku nuk gjen një skuadër të përshtatshme në Evropë, atëherë opsion mbetet edhe Arabia Saudite. Në fakt, drejtuesit e Çelsit shpresojnë që belgu të transferohet në Arabi, pasi ekipet saudite janë të gatshme të blejnë kartonin e tij. 

romelu lukaku sulmuesi belg mauricio poçetino trajneri i çelsit

Lini një Përgjigje