
Nunjo Espirito Santo më në fund nuk i la në ajër thashethemet për mosmarrëveshjet e tij me Karim Benzeman dhe vendosi t’i rregullojë gjërat.
Pavarësisht skenarëve, që portugezi ta shtynte sulmuesin me përvojë në derën e daljes, Nunjo i hodhi poshtë raportimet si të rreme dhe siguroi se ai ndan një marrëdhënie të mirë me të gjithë lojtarët në dhomën e zhveshjes së Al Itihad.
“Më falni, por para se të nisin pyetjet e analizës së lojës... Kam lexuar në shtyp se marrëdhënia ime me Karimin nuk ka qenë e mirë. Kushdo që më njeh e di se sigurisht që është mal me gënjeshtra! Marrëdhënia ime me të gjithë lojtarët është e mirë, kemi një grup të fortë, jemi të kënaqur me të gjithë lojtarët, jemi të lumtur që Karim është këtu me ne. Ai është i lumtur në fushë, mund ta shihni, ai kënaqet duke luajtur për Al Itihad. Unë e kuptoj se nga vjen kjo, por ne jemi një grup i fortë, një grup shumë, shumë i fortë”, tha ai.
Vendimi i drejtuesve të Al-Ittihad: Benzema, kapiteni i ri i skuadrës
I pakënaqur që nuk mori shiritin nga trajneri Nunjo Espirito Santo, Karim Benzema u ankua te drejtuesit dhe gjithashtu humbi një seancë stërvitore të ekipit përpara përplasjes me Al-Rijad.
Ujërat u qetësuan shpejt, sulmuesi francez u rikthye nën komandën e Nunjo Espirito Santos dhe mori atë që donte: ai është kapiteni i ri i skuadrës. Vendimi është marrë nga drejtuesit e klubit.
Al-Itihad është lider në renditje, me 9 pikë nga tre ndeshje, barazohet me Al-Alhi, skuadra që ka bërë të saj Firminjon, Mahrez, Seint-Maksimin dhe Kesi këtë verë.
Karim Benzema ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Al-Itihad, një klub që e bindi të largohej nga Reali i Madridit për në Arabinë Saudite, me një pagë vjetore prej 100 milionë eurosh. Al-Itihad nuk pagoi asnjë euro për transferimin e Karim Benzema, i cili kishte arritur në fund të kontratës me Realin e Madridit.
Lini një Përgjigje