TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Gusht 2023, 17:48

Tragjedi në çiklizëm, 22-vjeçari ndërron jetë pas përplasjes me një makinë

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedi në çiklizëm, 22-vjeçari ndërron jetë

Çiklisti Tijl De Deker, fituesi i Paris-Roubaix U-23 ka ndërruar jetë pasi u përplas me një makinë dy ditë më parë, teksa stërvitej në Lier. 

I transportuar në spitalin e Lier (Antuerp), ai iu nënshtrua një operacioni para se të transferohej në Spitalin Universitar të Antuerpenit, ku edhe vdiq.  

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Tijl De Deker, pas një aksidenti në stërvitje të mërkurën e kaluar. Ekipi është zemërthyer nga ky lajm dhe i dërgon të gjithë dashurinë dhe mendimet e tij familjes dhe të dashurve të Tijl në këtë kohë tepër të vështirë ❤️”, njoftoi skuadra belge. 

tijl de deker çiklisti

Lini një Përgjigje