TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Gusht 2023, 20:17

“Sot ishte një rezultat i mirë për ne”, Zekiç flet pas humbjes së Partizanit: Faleminderit Zotit që ekziston VAR-i

Shkruar nga Pamfleti

“Sot ishte një rezultat i mirë për ne”, Zekiç

Zoran Zekiç është shfaqur para mediave në përfundim të ndeshjes që Partizani i tij humbi përballë Astanës në play-offin e Ligës së Konferencës. Ai u shpreh optimist që skuadra mund të bënte diçka ndryshe në ndeshjen e kthimit.

A mund të thuhet, duke marrë parasysh numrin e shanseve të krijuara nga Astana dhe golat e anuluar, që jeni të kënaqur me rezultatin sot?

Sot Astana na vuri shumë nën trysni, sulmoi në mënyrë të rrezikshme. Po, unë mund të them se sot ishte një rezultat i mirë për ne.

A i jeni mirënjohës përsonit që krijoi VAR-in sot?

Faleminderit Zotit që ekziston VAR-i.

Cilat janë mendimet tuaja rreth ndeshjes?

Kishte probleme të dukshme në pjesën e parë. Por skuadra shpreson që rezultati do të jetë më i mirë në Tiranë.

Sa shanse ka Partizani për të kaluar në fazën në grupe?

Nuk kam qenë kurrë i mirë në matematikë, ndaj nuk do t’u them për përqindjet apo shanset që kemi. Unë mund të them se Astana është kundërshtari më serioz ndaj të cilit kem luajtur në kompeticionet europiane. Shpresoj që në ndeshjen e kthimit të kem në dispozicion edhe ata lojtarë që janë të dëmtuar aktualisht.

 

zoran zekiç trajneri i partizanit ndeshja me astanën

Lini një Përgjigje