TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Gusht 2023, 19:56

Atletja më seksi në botë sfidon Halandin: Provoje me mua!

Shkruar nga Pamfleti

Atletja më seksi në botë sfidon Halandin: Provoje me mua!

E cilësuar si “sprinterja më seksi në botë”, Alica Shmid ka sfiduar Erling Halandin në një garë, duke pretenduar se ajo mund ta lërë pas norvegjezin.

Shpërthimi dhe fuqia e sulmuesit të Mançester Sitit është një nga armët që i mundësoi atij të shënonte 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha kompeticonet sezonin e kaluar. Shpejtësia maksimale që Halandi ka regjistruar është 36.2 kilometra në orë. Por atletja gjermane, e cila disiplinën e saj ka garën e 400 metrave dhe rekordin e saj për këtë distancë e ka më pak se 55 sekonda, e ka ftuar yllin e Sitit në një garë në pistë. Ideja e 24-vjeçares për një garë me sulmuesin 23-vjeçar erdhi kur ajo po iu përgjigjej pyetjeve të medias më 21 gusht, e pranishme në Kampionatin Botëror të Atletikës në Budapest. E përditshmja norvegjeze “Dagbladet” e pyeti nëse ajo mund të mundte bomberin e Pep Guardiolës në një garë.

Shmid u mendua për një sekondë dhe pastaj tha:

Hmm, nuk e di – ndoshta. Mendoj se në 400 metra po. Në 200 metra, do të ishte më e vështirë. Por unë do të isha e lumtur nëse gara do të zhvillohet”. E pyetur se kur mund të ndodhë gara, ajo tha:

Nuk e di, duhet ta pyes atë. Por unë jam gjithmonë gati”.

Pastaj Alica iu drejtua kamerave duke e sfiduar direkt:

Haland, nëse je gati për garë, do të isha e lumtur. Të shohim kush është më i shpejtë!

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Alica sfidon një futbollist profesionist. Dy vjet më parë, ylli i pistave, e cila ka më shumë se katër milionë ndjekës në “Instagram” turpëroi ish-shokun e vjetër të Halandit te Borusia e Dortmundit, Mats Humels. Qendërmbrojtësi kampion bote në vitin 2014 me Gjermaninë, ra në pistë pas garës së 400 metrave në Dortmund. Duke marrë frymë me vështirësi, ylli i Bundesligës, i cili sot është 34-vjeç, iu drejtua asaj:

O Zot, kjo ishte gjëja më e keqe që kam bërë ndonjëherë. Jam shumë i lumtur që zgjodha futbollin. Ti e bën atë të duket kaq e thjeshtë”.

alica shmid atletja gjermane erling haland sulmuesi norvegjez

Lini një Përgjigje