
Struga është mposhtur me rezultatin 0-1 nga Breidabliku në stadiumin e Ohrit, në ndeshjen e vlefshme për raundin “play off” të Ligës së Konferencës.
Ekipi islandez që nuk vinte si favorit në këtë ndeshje u tregua më i saktë para portës. Edhe pse Struga shënoi në pjesën e parë me Shabanin, goli u anullua nga VAR-i për një faull.
Gjatë pjesës së dytë vendasit tentuan të rikthenin baraspeshën por nuk arritën t’ja dalin. Shqiptarët u ndalën disa herë nga shtylla nga goli i barazimit duke qenë të pafat.
Në minutën e parë të kohës shtesë ata mbetën me 10 lojtarë për shkak se Vangjel Zguro u largua me karton të kuq.
Shpëtim Duro dhe ekipi i tij kërkojnë që historinë të shkruajnë një transfertë ku i pret një ndeshje më e vështirë se e stomja.
Lini një Përgjigje