TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Gusht 2023, 17:37

“Ndeshjet e Inter Miamit të trukuara”? Bekam i përgjigjet kritikave: Komplimenti më i madh që mund t’u lojtarëve sepse është si një film

Shkruar nga Pamfleti

“Ndeshjet e Inter Miamit të trukuara”? Bekam i përgjigjet

Një tjetër ndeshje dhe një tjetër fitore për Inter Miamin e Lionel Mesit. Pas fitimit të Kupës së Ligës, ka ardhur një sukses tjetër, por këtë herë në US Open Cup.

Formacioni i drejtuar nga argjentinasi Tata Martino ka fituar me penallti, pasi ka rikuperuar nga një disavantazh 2-0 në 2-2 në kohën e rregullt kundër Sinsinatit (3-3 pas kohës shtesë dhe 4-5 me penallti).

Pas ndeshjes, Devid Bekam i është përgjigjur disa pyetjeve dhe kritikave që kanë ardhur në orët e fundit sipas të cilave ndeshjet e skuadrës së tij janë “të rregulluara” në favor të Inter Miamit.

“Ndeshje ‘të rregulluara’ në favorin tonë? Sinqerisht sa herë që Leo Mesi shënon një nga këto gola, sa herë që Buskets bën një nga këto pasime, sa herë që Xhordi Alba bën një nga këto vrapime, njërëzit thonë ‘Kanë rënë dakord'”, tha Bekam.

“Mendoj se është komplimenti më i madh që mund t’u bëhet këtyre lojtarëve sepse është si një film”, ka shpjeguar anglezi.

“Shikon këta lojtarë të luajnë dhe është emocionuese sepse gjithçka në lojën e tyre është e bukur. Janë spektakolarë në fushë dhe jashtë saj”.

 

devid bekam inter miami

Lini një Përgjigje