
Partizani kërkon historinë në Kazakistan, aty ku përballë ka skuadrën e Astanës në një ndeshje mjaft delikate.
Dy ekipet janë vetëm një hap larg grupeve të Europës dhe synojnë që të marrin më të mirën në ndeshjen e parë. Ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë në “Elbasan Arena”.
Sa i përket rreshtimeve, Zekiç duhet të bëjë pa Mbanë dhe Atanaskoskin, teksa Da Silva është lënë jashtë nga vetë stafi dhe në majën e sulmit do të jetë Grezda. Zekiç ka preferuar rreshtimin 4-2-3-1
Formacionet zyrtare:
Astana: Çondriç, Bejsebekov, Maroçkin, Amanoviç, Vorogovski, Hovhanisjan, Lonçar, Ebong, Ourega, Aimbetov, Darbo
Trajner: G. Babajan
Partizani: Qirko, Zekolli, Kocijan, Sota, Hadroj, Mehmeti, Murataj, Taipi, Rrapaj, Cara, Grezda
Trajner. Z. Zekiç


Lini një Përgjigje