
“The Sun” raporton se Mejzën Grinud ka frikë se ka humbur çdo mundësi për një fillim të ri në Arabinë Saudite, pasi më herët ka fyer ish-bashkëlojtarin e tij te Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo.
Komenti i tij i keq erdhi në mars, dy muaj pasi CR7, nënshkroi për Al-Nassr, një kontratë 2-prej 500 milionë eurosh. Sipas mediave angleze, portugezi është tërbuar kur ka dëgjuar ato fjalë.
“Ai ishte vërtet i mërzitur nga ajo që tha Grinud, por ka arsye të mira për të qenë zotëri, duke pasur parasysh atë që ka arritur në karrierën e tij dhe ku është Grinud”, tha një burim për “The Sun”.
Al-Nassr tregoi interes për Grinud, por është raportuar se Kristiano Ronaldo e ka bllokuar transferimin e tij. Portugezi nuk do të luajë me të në të njëjtën skuadër me atë që e quajti karrierën e tij “të vdekur”.
Lini një Përgjigje