TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Gusht 2023, 19:13

Deklarata tronditëse e Arturo Vidal tërbon rrjetet sociale: I shënova gol dhe më pas portieri vrau veten

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata tronditëse e Arturo Vidal tërbon rrjetet sociale: I

Bota e futbollit mori një lajm të hidhur 14-vite më parë, kur portieri gjerman Robert Enke i dha fund jetës në moshën 32-vjeçare. Depresioni u bë shkak që portieri të hidhej para trenit, duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme në vitin 2009.

Nëse vdekja e tij ka trishtuar të gjithë në botën e sportit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mesfushorin Arturo Vidal. Ish-futbollisti i Juventusit dhe Interit, asokohe luante në Bundesligë me Bajer Leverkusenin.

Në një video në aplikacionin “Twitch”, Vidal ka kujtuar golin e tij të parë në Europë, të cilin ia ka shënuar pikërisht Enkes dhe komenti pasues, ishte jo pak tallës, koment, i cili ka marrë kritika të shumta në rrjet dhe ka sjellë polemika.

“Ky është goli im i parë në Europë me Leverkusenin. Hej, ky portieri më vonë kaloi në depresion dhe vrau veten”, u shpreh mesfushori kilian, Arturo Vidal.

arturo vidal sulmuei kilian robert enke portieri gjerman

Lini një Përgjigje