TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Gusht 2023, 21:21

Dy kartonë të kuq dhe 9 të verdhë, gjyqtarët shqiptarë protagonistë në ndeshjen e “play off-it” të Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Dy kartonë të kuq dhe 9 të verdhë, gjyqtarët

Gjashtë gjyqtarë shqiptarë, me kryesor Juxhin Xhajën, asistentë Rejdi Avdon dhe Nertil Bregasin, arbitër të katërt Olsid Feratajn si dhe në VAR, Kreshnik Bajramajn, dhe AVAR, Olsion Yzeirajn, vendosën drejtësi në duelin mes Spartak Trnavës dhe Dnipros, e vlefshme për raundin “play off” të Ligës së Konferencës. 

Që në minutën e 5, miqtë nga Ukraina, mbetën me 10 lojtarë, teksa Sarapij, u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje të gabuar. Fillimisht gjyqtari Xhaja e ndëshkoi me karton të verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it, me ndihmën e Bajramajt, u ndryshua ngjyra e kartonit, duke përjashtuar lojtarin e Dnipros, për shkak se në momentin e ndërhyrjes së gabuar ai ishte lojtar i fundit.

Po në pjesën e parë arbitri Xhaja nxori nga xhepi i tij edhe katër kartonë të verdhë. Ndërkohë një tjetër karton i kuq u nxor nga xhepi i gjyqtarit nga Tirana në fundin e duelit. Bëhet fjalë për minutën e 89, kur Kogut, për një ndërhyrje të ashpër në mesfushë, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Dnipron me 10 lojtarë.

Në total, Juxhin Xhaja, nxori nga xhepi i tij 9 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq, teksa sfida përfundoi në barazim 1-1. Golat u realizuan në minutat 55 dhe 67. Fillimisht shënoi Ofori për vendasit, ndërkohë që Pikhaljonok, barazoi me penallti në minutën e 67. 

juxhin xhaja spartak trnava dnipro liga e konferencës

Lini një Përgjigje