
Përfundon pjesa e parë e fazës “play off” në Ligën e Konferencës. Partizani është mposhtur me rezultatin minimal 1-0 përballë Astanës, ndeshje e cila po luhet në “Astana Arena” të Kazakistanit.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në paqe, vendasit gjetën golin e avantazhit në minutën e 42. Lonçar theu murin e të kuqve pas disa tentativash para zonës. Gjeti hapësirën për të gjuajtur dhe gjetur rrugën e rrjetës.
Në minutën e 12 miqtë rrezikuan portën e kampionëve të Shqipërisë. Kocijan nuk mbuloi siç duhej Darbo, me sulmuesin që gaboi në goditjen me kokë.
Në minutën e 23, Grezda nuk ia doli më pas sprintit të fundit. Zekiç hodhi në fushë Prekën.
7 minuta më vonë, Partizani e pa veten në vështirësi, Darbo dhe Aimbetov trembin brenda zonës, por të kuqtë shpëtuan fatmirësisht.
Lini një Përgjigje