
Edhe pak javë na ndajnë nga ndeshjet e Kombëtares përballë Çekisë dhe Polonisë. Ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Europianit “EURO 2024” dhe shumë të vështira.
Marash Kumbulla është një nga lojtarët që është në pikëpyetje në listën e Silvinjos për ndeshjet e shtatorit. Mbrojtësi i Romës ka kohë që është i dëmtuar teksa po përgatitet fortë për rikuperimin.
Mes ushtrimeve në palestër dhe seancave të fizioterapisë, qëllimi është që ai të rikthehet së shpejti në ndihmë të shokëve të skuadrës. Me anë të një video në faqen e tij zyrtare në Instagram, mbrojtësi nga Malësia e Madhe tregon rutinën ditore që nga ushqyerja e deri te stërivtja.
“Siç e dini, po punoj për t’u rikthyer nga një dëmtim i rëndë në gju. Ka përfunduar faza më e keqe. Tani ditët e mia janë rikuperim aktiv dhe unë dua të ndaj një ditë me ju”, thotë Kumbulla.
Rutina e Kumbullës:
Kumbulla del nga shtëpia në orën 9:30 dhe i drejtohet qendrës stërvitore. Në Trigoria është duke u rikuperuar edhe Tami Abraham, ndërkohë aty ku është edhe pjesa e fizioterapisë, mbrojtësi ka një seancë me ushtrime që në mëngjes, ku praktikohet lëvizja e gjurit në disa kënde, për të kuptuar edhe si po shkon rikuperimi dhe në çfarë faze ndodhet. Më pas, mbrojtësi kalon me biçikletë të pjesa e palestrës për të lëvizur më shumë dhe zhvilluar kardio.
Pas kësaj është koha e ushqimit. Dreka, të cilën Marashi e konsumon në ambientet e klubit. Ndërkohë që asgjë nuk ka mbaruar. Mbrojtësi rikthehet sërish nën kujdesin e departamentit mjekësor, pasi vijon me ushtrime të tjera izometrie dhe qendrueshmërie. Më tej, 23-vjeçari punon me pjesën e peshave dhe të ekuilibrit, të alternuara me pasimin e topit.
Pas përfundimit të ushtrimeve, Marashi kalon sërish në sallën e fizioterapisë, aty ku bëhet edhe seanca e fundit për të relaksuar gjurin e operuar. Kështu, pasi fizioterapia mbaron, në orën 17:00 Kumbulla kthehet për në shtëpi.
Kujtojmë që një muaj më parë, ai është bërë baba për herë të parë. Sa i përket rikthimit në fushë, parashikohet që Kumbulla të zbresë në fushë me ngarkesë të plotë në muajin dhjetor, ashtu siç edhe u shpreh në prononcimin e fundit për mediat.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje