TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Gusht 2023, 21:03

“Çmenduria” e fundit vjen nga Anglia, një ekip shqiptar kërkon futbollistin e Mançester Junajtid

Shkruar nga Pamfleti

“Çmenduria” e fundit vjen nga Anglia, një ekip shqiptar

Mejzën Grinud është shumë pranë largimit nga Mançester Junajtid. Sulmuesi anglez po pret klubin e duhur për të vazhduar karrierën.

21-vjeçari i cili ka qenë i akuzuar për përdhunim dhe dhunë në vitin 2022 tashmë është i lirë. Por pavarësisht kësaj “Djajtë e Kuq” nuk e duan më në ekip.

Grinud ka qenë i lidhur me një kalim në Arabi tek Al Etifak, një lajm që është konstatuar “jo i vërtetë” nga Stivën Zherard në mediat sociale.

Por “TalkSport” ka hedhur “bombën”, teksa citon se është një klub shqiptar i paidentifikuar që kërkon shërbimet e sulmuesit anglez, por burime të pankofirmuara të “Sport Ekspres” aludojnë se bëhet fjalë për një tjetër “çmenduri” të Dinamos që tanimë e përligj emrin e ri, Dinamo Siti.

mejzën grinud sulmuesi i mançester junajtid skuadra shqiptare

Lini një Përgjigje