TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Gusht 2023, 19:42

Këto janë shifrat e majme që përfiton Partizani në rast kualifikimi ose eliminimi nga Liga e Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Këto janë shifrat e majme që përfiton Partizani në rast

Partizani ka arritur të bëjë një rrugëtim të gjatë në Europë në këtë sezon, që përkthehet me shuma të mëdha parash në formën e shpërblimeve nga UEFA. 
 
Aktualisht, kampionët e Shqipërisë kanë arritur të sigurojnë të paktën 1.41 milionë euro në rast eliminimi ndaj Astanës në turin “play off” të Ligës së Konferencës. Partizani do të merrte 400 mijë euro për pjesëmarrjen në katër ture gjithsej, 260 mijë euro si shpërblim për faktin që është shpallur kampion i Shqipërisë, si dhe 750 mijë euro për daljen nga garat e kompeticioneve europiane. 

Nga ana tjetër, në rast kualifikimi në grupe, fitimet do të shkonin në të tjera standarde, të frikshme për nivelet e klubeve tona. Përveç 400 mijë eurove për kalimin e 4 tureve, Partizani do të merrte edhe 2.94 milionë euro për kalimin në fazën e grupeve, çka do të thotë se Partizani do të siguronte minimalisht 3.34 milionë euro si shpërblime vetëm nga qeveria e futbollit, shkruan “Panorama Sport”. 

Më pas, për çdo fitore të kuqtë do të merrnin 500 mijë euro dhe për çdo barazim 166 mijë euro, që do të ishin ndihmë e madhe për financat e klubit. Arkëtimeve do t’u shtoheshin edhe të ardhurat nga biletat. Nga ana tjetër, nuk duhen harruar shpenzimet e mëdha, veçanërisht për udhëtimet në ndeshjet në transfertë. 

partizani kampionët e shqipërisë liga e konferencës

Lini një Përgjigje