
Presidenti i Inter Majamit, Devid Bekham, ka punësuar një ish-ushtar dhe luftëtar të arteve marciale për të mbrojtur dhe garantuar sigurinë fizike të Lionel Mesit te klubi nga Florida.
Siç raportojnë mediat britanike dhe ato ndërkombëtare, legjenda argjentinase është duke u vëzhguar nga “bodyguard”-i i tij i ri dhe madje sheh truprojën e tij që e ndjek atë kudo, madje dhe nëpër fushë kur ai feston. Mesi ka mbërritur në SHBA duke bërë një zhurmë të jashtëzakonshme në mbarë botën dhe duket se po argëtohet me ekipin e tij të ri, Inter Majami.
Por nga ana tjetër në klubin nga Florida po përpiqen maksimalisht për të garantuar sigurinë e tij dhe të familjes së kampionit të botës. Tifozët nëpër stadiumet e ndryshme ku luan Inter Majami kanë vënë re praninë e një truproje, i quajtur Jasin Çueko, që e ndjek argjentinasin këmba-këmbës, duke i bërë një “markim” të rreptë.
Edhe në ndeshjen e fundit të Inter Majamit kundër Sinsinatit në të gdhirë të së dielës Çueko u pa duke vrapuar në pjesën anësore të fushës, duke ndjekur çdo veprim të sulmuesit të Interit. Kamerat kanë fiksuar momentin kur Mesi shkoi për të festuar me bashkëlojtarët e tij jashtë fushës, pasi Leonardo Kampana shënoi një gol. Kjo bëri që roja i sigurisë personale të dilte meshpejtësi në fushë për të zënë një pozicion jo shumë larg yllit. Mesi gjithashtu më herët u ndoq nga afër nga Çueko kur po udhëtonteme autobus me skuadrën.
Po kush është Jasin Çueko? Ai është një ish-“Navy Seal” me përvojë në Irak dhe Afganistan. Ai është trajnuar gjithashtu në artet marciale dhe ka luftuar në shumë ndeshje "MMA". Mediat amerikane kanë raportuar se ai u soll posaçërish në klub nga pronari Devid Bekham. Masa e marrë nga Devid Bekham vjen pasi një tifoz tentoi të hynte në fushë dhe të vraponte drejt Mesit muajin e kaluar. Në fushë, Inter Majami numëron tetë takime me Lionel Mesin dhe fjala humbje nuk njihet.
Fituesi i Kupës së Botës 2022, i cili fiton afro 50 milionë euro në vit me Majamin, ka shënuar dhjetë gola në tetëndeshje deri më tani. Inter Majami gjithashtu ka fituar tashmë Kupën e Ligës, duke mposhtur Nashvillin me penallti dhe do tëpërballen me Hjuston Dinamo në finalen e Kupës së “Open US” më 27 shtator, pasi Mesi i ndihmoi ata me një tjetër paraqitje brilante.
????♂️???????? During Inter Miami matches, Leo Messi is followed by an ex-US Navy Seal for maximum security.
— EuroFoot (@eurofootcom) August 24, 2023
The bodyguard is a martial arts, boxer and taekwondo expert. He can be seen even following him during matches. pic.twitter.com/Gl8n1UzHXV
Lini një Përgjigje