
Totenhemi duket se e ka nisur siç duhet këtë sezon në Premier Ligë. “Spërsat” kanë sfiduar Burnmuthin në transfertë, takim i vlefshëm për javën e 3 të kampionatit anglez.
Skuadra e drejtuar nga Ange Postecoglou mposhti 2-0 ekipin vendas, duke marrë kështu edhe fitoren e dytë rresht në kampionat. Golat u realizuan nga Medison në minutën e 17 dhe nga Kulusevski në minutën e 63.
Pas këtij triumfi “Spërsat” mbajnë vendin e parë me 7 pikë, ndërsa Bërnmuthi renditet në vendin e 15 me 1 pikë.
Lini një Përgjigje