TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2023, 17:00

Vetëm 17-vjeç dhe me të ardhme përpara, Lacio transferon talentin e kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm 17-vjeç dhe me të ardhme përpara, Lacio transferon

Lacio ka arritur marrëveshje me Peruxhian dhe Flavio Sulejmanin për transferimin përfundimtar. Futbollisti do të bashkohet me ekipin Primavera të bardhekaltërve, e thënë ndryshe, me skuadrën e 19-vjeçarëve. 

I lindur në vitin 2006, Sulejmani është sulmues i parë qendror, po aq i zoti në konkluzion ashtu edhe në bashkëpunim me skuadrën. Është vetëm 17-vjeç, por e ardhmja e tij është përpara. Sulejmani di të sulmojë thellë dhe, nëse ndonjëherë humb disa raste, është gjithmonë në zonën e portës. 

Vetëm 17-vjeç dhe me të ardhme përpara, Lacio transferon

Sulejmani ka luajtur 26 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola me ekipet kombëtare të moshave, duke i djegur me shpejtësi të gjitha etapat dhe së shpejti nuk është çudi që të afrohet edhe në ekipin e parë të Lacios dhe më pas edhe në Kombëtaren e madhe. 

flavio sulejmani lacio sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje