TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2023, 19:57

Refuzoi të dorëhiqej pas skandalit, qeveria spanjolle shkarkon presidentin e Federatës së Futbollit, kush është pasuesi i Luis Rubiales

Shkruar nga Pamfleti

Refuzoi të dorëhiqej pas skandalit, qeveria spanjolle shkarkon

Pas vendimit për të mos u dorëhequr nga posti i Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, edhe pse ishin në shumicë ata që e kërkuan këtë pas veprimeve të pahijshme që bëri gjatë dorëzimit të medaljve në finalen e Kupës së Botës për femra (ku puthi në buzë pa dëshirën e saj sulmuesen e përfaqësueses) qeveria spanjolle ka vendosur të pezullojë Luis Rubiales nga detyra. 

RFEF njofton se, sot në mëngjes, ka marrë njoftimin nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s për pezullimin e përkohshëm të Presidentit, Luis Rubiales Béjar, ndërkohë që dosja disiplinore është duke u përpunuar”, sqarohet në deklaratën ku detajon se “në përputhje me dispozitat e Statutit të RFEF-së, nënkryetari i atashuar me Presidencën, Pedro Roça Junko, merr presidencën e përkohshme gjatë kësaj periudhe." 

Viktor Frankos, Presidenti i Këshillit të Lartë të Sporteve u paraqit në konferencën për shtyp pas njoftimit të presidentit të RFEF se Rubialesnuk dëshiron të japë dorëheqjen, ndërsa theksoi se Rubiales nuk ka qenë asnjëherë në lartësinë e detyrës që kishte dhe këtë e ka treguar me vendimet e fundit. 
 
Z. Rubiales nuk ishte në lartësinë e detyrës. Ai nuk ishte në “lartësinë” e asaj që prisnin lojtarët, as të asaj që priste qeveria, as të asaj që priste, mbi të gjitha, futbolli spanjoll. Nuk bëri atë që duhej të bënte. Shpjegimet e tij nuk janë të mjaftueshme, as nuk mjafton që të mos ndërmerren veprime të mëtejshme. Qeveria spanjolle nuk do të mbetet e pandjeshme përballë asaj që ndodhi sot. Qeveria sot ka nisur procedurat që zoti Rubiales të japë shpjegime. Do ta pezullojmë Rubiales nga funksionet e tij”.  

Ky vendim vjen edhe pas "kërcënimit" që përfaqësuesja e femrave në futboll e Spanjës, tashmë kampione bote u shpreh se nuk do të luante asnjë ndeshje zyrtare derisa Rubiales të largohej. 

qeveria spanjolle luis rubiales

Lini një Përgjigje