
Maks Vershtapen ka entuziazmuar tifozët holandezë të cilët e kanë parë të dominojë provat zyrtare të Çmimit të Madh të Holandës në Formula 1. Pas një starti të provave me probleme për shkak se po thahej pista e lagur nga shiu, kampioni i botës në fuqi bëri atë që di të bëjë më mirë, duke vendosur një kohë të paarritshme nga të gjithë të tjerët.
Holandezi i Red Bull regjistroi një kohë që ishte gjysmë sekonde më të shpejtë se ndjekësi më i afërt, Lando Norris me makinën MekLaren, e cila e sheh përsëri veten konkurruese në këtë sezon. Në vendin e tretë u rendit Xhorxh Rasëll me Mercedes, duke kaluar në vijën e dytë të nisjes Aleks Albon, i cili siguroi vendin e katërt me makinën e tij Uilliams.
Zhgënjimi i këtyre provave ishte Luis Hemilton, i cili u eliminua që në kualifikueset e dyta dhe do ta nisë garën e nesërme nga vendi i 13.
Zhgënjen edhe Ferrari, larg më të mirëve, në vendin e gjashtë me Karlos Sainz dhe të nëntë me Sharls Lë. Ky i fundit protagonist i një aksidenti në sesionin e tretë.
A mixed-up grid and all to play for on Sunday! ????#DutchGP #F1 pic.twitter.com/WTsgcPs8UW
— Formula 1 (@F1) August 26, 2023
Lini një Përgjigje