
Nga 2018 pjesë e pandarë e Atalantës, prej vitesh titullar fiks në skemat e Gasperinit. Berat Gjimshiti është një nga qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Serinë A, ndërsa thuajse në çdo sesion të merkatos emri i tij është lakuar dhe lakohet shpesh në klube të ndryshme. Së fundmi, në “gjurmët” e yllit kuqezi është futur Beshiktashi.
Gjigandi turk kërkon të përforcojë repartin mbrojtës dhe Gjimshiti duket profili ideal për trajnerin Gynesh.
Sipas “beIN Sports”, përfaqësues të Beshiktashit kanë vendosur kontaktet e para me klubin e Atalantës, por dhe me lojtarin. Kartoni i mbrojtësit shqiptar, sipas Transfermarkt vlerësohet me 10 milionë euro. Gjimshiti është nën kontratë me Atalanta- deri në vitin 2026 dhe vështirë se bergamskët do të hiqnin dorë nga titullari i tyre pak ditë përpara se të mbyllet merkato e verës.
Lini një Përgjigje