
Mançetser Siti e ka nisur kampionatin me dy fitore në dy ndeshjet e para, duke mundur 3-0 Bërnlin në javën e parë dhe 1-0 Njukasëllin në javën e dytë.
Kampionët në fuqi të Anglisë dhe Europës janë kthyer në fushë pasditen e sotme për javën e tretë të Premier Ligës.
Erling Haland me shokë lujanë në fushën e Shefild Junajtid, që e ka nisur sezonin e ri me dy humbje të pësuara në dy ndeshjet e para.
Sulmuesi norvegjez ishte protagonist në 45 minutat e para, por jo për mirë.
Në minutën e 35 të ndeshjes, arbitri dha një penallti për “Qytetarët” për shkak të një prekjeje të topit me dorë në zonën e rreptësisë.
Te pika e bardhë u paraqit Haland, goditja e të cilit u ndal nga shtylla.
Lini një Përgjigje