TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Gusht 2023, 17:40

Mançetser Siti merr fitoren e tretë radhazi në Premier Ligë, Haland gabon penallti por bën të çmendur një tifoz

Shkruar nga Pamfleti

Mançetser Siti merr fitoren e tretë radhazi në Premier

Mançester Siti vazhdon startin pa gabime të këtij sezoni, teksa mori sot fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura. Skuadra e Pep Guardiolës mundi në transfertë Shefilld Junajtid, por jo pa vuajtje. 

Erling Haland u bë protagonist për kampionët në fuqi të Anglisë, pasi gaboi një penallti në pjesën e parë, por pastaj shleu gabimin në të dytën duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në minutën e 65, duke entuziazmuar tifozët, aq sa njëri hyri në fushë dhe e përqafoi para shokëve të skuadrës. 

Dukej se Siti kishte gjithçka nën kontroll, por një gol i Bogëll në minutën e 85 vendosi baraspeshën. 

Megjithatë, “qytetarët” reaguan shumë shpejt dhe vetëm tre minuta më vonë ishte Rodri, ai cili shënoi golin e fitores 2-1 që vazhdoi startin perfekt të skuadrës së Pep Guardiolës. 

mançester siti shefild junajtid premier liga

Lini një Përgjigje