
Laçi dhe Erzeni kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të sezonit të Superiores. Një ndeshje mjaft interesante që u luftua nga të dyja ekipet. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-3.
Ishin pikërisht vendasit që kaluan të parët në avantazh në minutën e 17 me Sobouale. Erzeni nuk vonoi shumë dhe me anë të një supergoli nga Mihana në minutën e 20 barazuan rezultatin. Klubi shijakas u duk sikur u fut disi në lojë, por goli i Bajramaj në minutën e 30 sikur “fiku” paksa miqtë.
Me fillimin e pjesës së dytë, ishte përsëri Laçi më kërkues, teksa gjeti dhe golin e tretë me anë të kapitenit Serxho Ujka në minutën e 61 të sfidës. Një gol me të cilën futbollisti festoi dhe datëlindjen.
Në minutën e 81 ishte përsëri Mihana që shënoi, një gol që ngjalli shpresat për Erzenin. Dhe pikërisht në momentin që u duk se Laçi do triumfonte, ishte Kahrimanoviç që çoi topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë.
Një barazim që lë një shije të hidhur tek kurbinasit, teksa Erzeni merr një pikë mjaft të vlefshme në një transfertë të vështirë si kjo e Laçit.
Lini një Përgjigje