
Çmenduri në Njukasëll-Liverpul. Një ndeshje që ishte deri nëe frymën e fundit e pabesueshme dhe sidomos për mënyrën se si rodhëen gjërat, duke konfirmuar se sa i paparashikueshëm është futbolli…
Skuadra e Jurgen Klop ishte duke luajtur mjaft mirë, por një gafë qesharake e Aleksandër Arnold që nuk arriti të stoponte dhe ndalonte një top të kthyer mbrapa nga Salah i hapi autostradën sulmuesit bardhezi Gordon për të shkuar dhe ndëshkuar Alison.
Por, ky nervozizëm për golin e pësuar u materializua me një tjetër gabim që është edhe më i rëndë sepse Van Dajk ndaloi Isak, i cili po nisej drejt portës.
Fillimisht holandezi kapi këmbën e suedezit dhe më pas topin. Për arbitrin asnjë dyshim dhe karton i kuq dhe faull në hyrje të zonës. Edhe pas rishikimit në VAR, mori konfirmim dhe e ftoi holandezin të dilte nga fusha.
I tërbuar, Van Dajk vazhdoi të diskutonte dhe Klop gjithashtu protestoi ndaj arbitrave. Më pas, NJukasëlli e pati më të lehtë dhe iu afrua golit me Almiron, por Alison kreu superpritje.
Në pjesën e dytë, pak për mungesën e fatit (shtylla e Almiron) pak për gabimet përpara portës, Njukasëlli nuk arriti të shënonte golin e sigurisë dhe trajneri Hvov bëri disa ndryshime që i hoqën peshë ekipit. Në krahun tjetër, Klop hodhi në fushë Zhotën dhe Nunjez, i cili u ndez në minutat e fundit.
Një gabim i Butman i hapi rrugën diagonales së Nunjez për golin e barazimit dhe më pas, nje asist i bukur nga Salah ishte ai që e gjeti për diagonalen tjetër dhe golin e përmbysjes 1-2 për Liverpulin, që fiton dhe hesht stadiumin e Njukasëllit me një përmbysje që s’e besonte askush!
Lini një Përgjigje