
Barcelona ka arritur të marrë 3 pikët në transfertë me Vijarealin. Katalanasit triumfuan me rezultatin 4-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 3 të La Ligës.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Gavin. Në minutën e 15, De Jong dyfishoi shifrat. Më pas vendasit rikthyen shpejt baraspeshën duke e mbyllur me rezultatin 2-2 pjesën e parë.
Në fillimin e pjesës dytë, Vijareali kaloi në avantazh, por në minutën e 68, Torres riktheu baraspeshën. Sfida u vulos nga Levandovski me golin e realizuar në minutën e 71 duke i dhënë fitoren Barcelonës.
Kështu ekipi i Çavit ngjitet në vendin e 3 me 7 pikë.
Lini një Përgjigje