TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2023, 15:37

Tragjedi në Brazil, aksidenti i rëndë iu merr jetën dy pilotëve të MotoGP (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Brazil, aksidenti i rëndë iu merr jetën dy

Pilotët e Moto 1000GP Eriko Verisimo da Roka 38-vjeç dhe Andre Verisimo Kardozo 42-vjeç, vdiqën këtë të diel pas një aksidenti të rëndë.

Kjo përplasje ndodhi në xhiron e parë të garës, në garën që u zhvillua në Kaskavel, Parana.

Aksidenti ndodhi kur Andre u rrëzua në mes të pistës me motorin e tij. Në momentin që ishte në asfalt ai ngriti dhe dorën në përpjekje për të sinjalizuar drejtuesit e tjerë, por gjithsesi kjo nuk mjaftoi për të shmangur tragjedinë.

Piloti i tjetër, Eriko, nuk ishte në gjendje të shmangej dhe e goditi atë drejtpërdrejt. Të dy u dërguan menjëherë në spital, por nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra.

eriko verisimo da roka andre verisimo kardozo pilotët e moto 1000gp

Lini një Përgjigje