TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2023, 16:23

Puthi në buzë kampionen e Botës, FIFA gati të përjashtojë për 15-vite Luis Rubiales

Shkruar nga Pamfleti

Puthi në buzë kampionen e Botës, FIFA gati të

Është rasti ndërkombëtar i momentit, tani edhe FIFA po mendon të ndërhyjë me një sanksion shembullor, që nuk do të kishte precedentë. Puthja e Rubiales me Xheni Hermoso vazhdon të shkaktojë diskutime. Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit nuk ka dhënë dorëheqjen, por edhe FIFA do të ishte e gatshme të ndërhynte në këtë rast.

Pas ngjarjeve të fundit dhe sjelljeve të papranueshme që kanë dëmtuar rëndë imazhin e futbollit spanjoll, presidentët kërkojnë që Don Luis Rubiales të paraqesë menjëherë dorëheqjen e tij si president i RFEF”, njoftoi dje federata iberike. Kërkesat për dorëheqjen e menjëhershme të presidentit ende nuk kanë mbërritur.

FIFA, ndërkohë, po mendon për një ndëshkim shembullor. Siç raporton “AS”, po shqyrton një pezullim 15-vjeçar për Rubiales. Ky është sanksioni maksimal i mundshëm sipas statutit të organizatës më të madhe ndërkombëtare të futbollit.

luis rubiales presidenti i federatës spanjolle të futbollit fifa

Lini një Përgjigje