TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2023, 16:45

Etrit Berisha zgjidh dilemën për të ardhmen e tij, gardiani kuqezi firmos me Empolin

Shkruar nga Pamfleti

Etrit Berisha zgjidh dilemën për të ardhmen e tij, gardiani

Etrit Berisha është zyrtarisht pjesë e Empolit. Pas largimit nga Torino, portieri i Kombëtares kuqezi do të vazhdojë karrierën në Serinë A.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi italian përmes një postimi në rrjetet sociale.

Gardiani ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, deri në verën e vitit të ardhshëm dhe pritet që të ketë më shumë hapësirë se te Torino.

Ai do të ketë shok skuadre Ardian Ismajlin dhe Stiven Shpendin, duke u bërë shqiptari i tretë në skuadër.

“Gardiani” i kombëtares kuqezi, Berisha u aktivizua së fundmi te Torino, por asnjëherë nuk u përshtat te skuadra “Granata”, me minutat për të që ishin të pakta. Në karrierën e tij, Berisha ka mbajtur veshur fanelën e Lacios dhe Atalantës.

Etrit Berisha është një futbollist axurr. Portieri shqiptar i lindur në 1989, vjen në formë të përhershme nga Torino” – shkruan Empoli. Vendimi për këtë afrim në ekip erdhi pas dëmtimit të portierit të Empolit, Elia Kaprile.

etrit berisha gardiani kuqezi empoli

Lini një Përgjigje