TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2023, 17:08

Valviti flamurin serb në mes të koncertit, Lorik Cana merr në mbrojtje Rita Orën dhe bën komentin epik

Shkruar nga Pamfleti

Valviti flamurin serb në mes të koncertit, Lorik Cana merr në

Rita Ora performoi në një koncert në Hungari para disa ditësh, por një veprim i këngëtares me famë botërore mori vëmendjen e të gjithë shqiptarëve.

Në fakt u shkaktua shumë bujë në rrjetet sociale, pasi gjatë performancës së saj, Rita mori nga një fans flamurin serb. Këngëtarja e vendosi mbi kokë, ndërsa nuk ngurroi edhe ta valëviste. Për këtë akt reagoi menjëherë këngëtarja me famë botërore, duke theksuar se nuk e kishte venë re se kishte në duar flamurin serb, pasi ka menduar se po mbante atë hungarez.

Për këtë “incident” ka reaguar edhe ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i cili me anë të një “story” në Instagram, ka shprehur mbështetje për Rita Orën.

Cana ka zgjedhur një foto nga fëmijëria e Rita Orës, aty ku ajo shihet e veshur me veshje kombëtare dhe me simbole të flamurit shqiptar. Foton e ka shoqëruar me një yll, duke treguar në këtë mënyrë se e ka mirëkuptuar veprimin e këngëtares.

Valviti flamurin serb në mes të koncertit, Lorik Cana merr në

lorik cana ish-kapiteni i kombëtares shqiptare rita ora

Lini një Përgjigje