TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2023, 19:26

Silvinjo në hall për portën, Tomas Strakosha dëmtohet përpara të dy sfidave të rërndësishme të shtatorit

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo në hall për portën, Tomas Strakosha dëmtohet

Tomas Strakosha po vuan nga një dëmtim në pulpën e këmbës. Portieri i Kombëtares ka qenë jashtë ekipit në ndeshjen që Brentfordi barazoi 1-1 në shtëpi këtë fundjavë ndaj Kristal Palasit.

Ndërkohë, ai po punon për t’u rikuperuar në kohë në ndeshjen e kësaj fundjave, pasi sot në Kupë pritet të mungojë sërish.

Por Strakosha është në luftë me kohën për të qenë i gatshëm edhe për përballjet e muajit shtator që Kombëtarja do të luajë, me Çekinë dhe Poloninë. Sipas mediave pranë klubit anglez, shanset janë 70% që 28- vjeçari të rikthehet në kohë.

tomas strakosha portieri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje