TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2023, 19:05

Ndeshjet me Çekinë dhe Poloninë, Poçetino merr vendimin final për Armando Brojën në lidhje me kombëtaren shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshjet me Çekinë dhe Poloninë, Poçetino merr vendimin

Armando Broja është ende në fazën e rikuperimit me Çelsin, teksa duhet pritur ende për rikthimin e tij në fushë.

Duket se sulmuesi kuqezi nuk do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e shtatorit me Republikën Çeke dhe Poloninë, teksa këtë e ka konfirmuar vetë trajneri Mauricio Poçetino.

Në konferencën përpara duelit të Kupës me Uimbëlldonin, ai u ndal te gjendja e sulmuesit shqiptar dhe e dy futbollistëve të tjerë, Mikhailo Mudrik dhe Benua Badiashil.

Ata nuk do të luajnë nesër. Ne duhet të presim për gjendjen e tyre, pasi të mbarojë grumbullimi i kombëtareve dhe të shohim. Ndoshta Mudrik është më afër rikuperimit se Broja dhe Badiashil, por duhet t’i shohim gjërat ditë pas dite”, u shpreh tekniku argjentinas duke eliminuar idenë e grumbullimit të Brojës me Kombëtaren shqiptare.

armando broja sulmuesi shqiptar maurcio poçetino

Lini një Përgjigje