
Liga e Kampionëve për sezonin e ri ka filluar të marrë formë, teksa pritet të konfirmohen dhe gjashtë skuadrat e fundit që do të vijnë nga faza “playoff”.
Gjithsesi, “Superkompjuteri” ka bërë parashikimin e tij se si do të bëhet ndarja në grupe, teksa nuk mungojnë grupet e “ferrit”.
Më i rrezikshmi është ai që përbëhet nga Bajerni i Mynihut, Mançester Junajtid, Milani dhe Sëlltik.
Sipas “Superkompjuterit” do të jetë dhe një tjetër grup “ferri” me PSG-në, Realin e Madridit, Crvena Zvezdën dhe Njukasëllin, ndërsa Interi do të ketë në grup Mançester Sitin.
Shorti do të hidhet më datë 31 gusht, teksa skuadrat do të mësojnë kundërshtarët e tyre.
Shorti i Champions League sipas “Superkompjuterit”
GRUPI A: Napoli, Porto, Salcburg, Antverp.
GRUPI B: Bajern Mynih, Mançester Junajtid, Milan, Sëlltik.
GRUPI C: PSG, Real Madrid, Crvena Zvezda, Njukasëll.
GRUPI D: Sevilja, RB Lajpcig, Braga, Jang Bojs.
GRUPI E: Barcelona, Arsenal, Rejnxhërs, Gallatasari.
GRUPI F: Mançester Siti, Inter, Shakhtar, Real Sociedad.
GRUPI G: Fejnord, Dortmund, Lacio, Lens.
GRUPI H: Benfika, Atletiko Madrid, Kopenhagen, Union Berlin.
Lini një Përgjigje