
Aventura e Mërgim Berishës tek Augsburgu zgjat vetëm një vit, pasi lojtari pritet të largohet për një tjetër eksperiencë të re. Sipas “Sky Sport” bëhet me dije se Borussia e Dormtundit kërkon shërbimet e futbollistit shqiptar.
Në këto kushte dy klubet kanë nisur bisedimet mes tyre. Po sipas burimit në fjalë raportohet se negociatat mes palëve kanë avancuar dhe pritet që së shpejti dy klubet të arrijnë marrëveshjen për 25-vjeçarin.
Pritet që brenda 48 orëve të ardhshme të merret një vendim për Berishën. Nëse ky operacion do të konkretizohet atëherë Augsburgu do të përfitonte 15 milionë euro nga shitja e lojtarit. Kujtojmë se në sezonin e kalaur me fanelën e skuadrës gjermane, sulmuesi arriti të shënonte 9 gola dhe dhuroi 4 asiste në 23 neshje në Bundesligë.
Nëse Mërgim Berisha do të transferohet te Borusia e Dortmundit, do t’i bashkohet kolonisë kuqezi që do të luajnë këtë edicion në Champions Legaue
Lini një Përgjigje