
Myrto Uzuni fitoi derbin e shqiptarëve me Vedat Muriqin të shtunën e kaluar, teksa Granada triumfoi me rezultatin 3-2 përballë Majorkës. Sulmuesi beratas realizoi me 11-metërsh golin e tretë për skuadrën andaluze, duke e çuar rezultatin në 3-1 (përkohësisht), por kontributi i tij ishte shumë më tepër.
28-vjeçari në përfundim të ndeshjes, ishte lojtari i dytë me notën më të lartë, 7.6, çka tregon se rëndësia e tej në vijën e parë të sulmit ishte e padiskutueshme.
Specialistët e prestigjiozes “Marca” e kanë përfshirë sulmuesin kuqezi në formacionin më të mirë të javës së tretë, mes yjeve të tjerë të La Ligës.
Krahas Uzunit, në dyshen e sulmit, është sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres. Nuk mungon as talenti 16-vjeçar i “blaugranave”, Lamin Jamal, apo ylli i Realit të Madridit, Xhud Belingam.

Lini një Përgjigje