TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2023, 20:16

Pas Muçollit, një tjetër futbollist pajiset me pasaportë shqiptare, gati të vihet nën urdhrat e Alban Bushit

Shkruar nga Pamfleti

Pas Muçollit, një tjetër futbollist pajiset me pasaportë

Një tjetër talent i futbollit është pajisur me pasaportë shqiptare. Fjala është për Arda Kurtulan, i cili ka vendosur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi.

I shoqëruar nga menaxheri i kombëtares U-21, Denis Lilo, lojtari u pajis me pasaportë shqiptare dhe tani mund të luajë ndeshje zyrtare me skuadrën e Alban Bushit.

Kënaqësi që talenti i kombëtares sonë U-21 Arda Kurtulan, është zyrtarisht qytetari më i ri i bashkisë Lushnjë!

Urojmë sa më shumë fat dhe karrierë të ndritur në  futboll për Ardan, që zgjodhi të përfaqësojë ‘rrënjët’ e tij të forta kuqezi nga gjyshi dhe gjyshja, shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Forca Shqipëria”, thuhet në postim.

Pas Muçollit, një tjetër futbollist pajiset me pasaportë

arda kurtulan futbollisti kuqezi

Lini një Përgjigje