TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Gusht 2023, 18:03

Raportoi se e rrahën huliganët, ish-partnerja bëri për spital portierin polak, 20-vjeçari përfundon me krahun dhe nofullën e thyer

Shkruar nga Pamfleti

Raportoi se e rrahën huliganët, ish-partnerja bëri për

Portieri 20-vjeçar i klubit Puszcza Niepolomice, i ka “vënë flakën” mediave polake me historinë e tij.

Komar kishte raportuar para disa kohësh se ishte rrahur brutalisht nga disa huliganë në një festë lokale. Sipas raportimeve fillestare, Komar vitin e kaluar pati një paraqitje të tmerrshme në “play off-in” e promovimit, duke i mohuar klubit ëndrrën e rikthimit dhe për shkak të kësaj, thuhej se disa huliganë e kishin përndjekur deri në festival dhe e sulmuan, duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Megjithatë, faktet kanë ndryshuar, pasi policia vendase që në momentin e parë nuk ishte e bindur se ky ishte një akt nga tifozët.

Ditën e djeshme, herët në mëngjes, policia polake ka dalë me deklaratë duke treguar detajet reale se çfarë kishte ndodhur.

Komar u rrah brutalisht nga ish-partnerja e tij, e cila e njohu në turmën e festivalit dhe nisi një sherr. Komar ka përfunduar në spital me krahun dhe nofullën e thyer. Portieri thjesht ka sajuar historinë e dhunës nga tifozët”, shkruante policia.

komar portieri polak

Lini një Përgjigje