TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Gusht 2023, 20:42

UEFA ngre alarmin, 2 ndeshjet e ekipeve ballkanase konsiderohen të dyshimta për manipulim

Shkruar nga Pamfleti

UEFA ngre alarmin, 2 ndeshjet e ekipeve ballkanase konsiderohen të dyshimta

UEFA ka regjistruar dy ndeshje të Ligës së Konferencës që dyshohet se janë manipuluar për shkak të basteve të çuditshme, ka zbuluar “Athletic”.

Njëra ishte fitorja e skuadrës armene, Alashkert, në ndeshjen e dytë 6-1 ndaj Arsenal Tivat të Malit të Zi, e cila i kaloi ata me rezultatin e përgjithshëm 7-2.

Tjetra ishte fitorja 4-1 e ekipit letonezëve të RFS ndaj Makedonija GP, ekip nga Maqedonia e Veriut, një tjetër ndeshje e dytë, e cila i kaloi ata me rezultatin 5-1 në total.

Vihet re se Alashkert dhe RFS më pas u eliminuan në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

uefa liga e konferencës

Lini një Përgjigje