TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Gusht 2023, 15:36

Puthi kampionen e Botës në buzë, nëna e Rubiales në gjendje të rëndë shëndetësore, 3 ditë pasi hyri në grevë urie

Shkruar nga Pamfleti

Puthi kampionen e Botës në buzë, nëna e Rubiales në

Skandali i Luis Rubiales, pas suksesit të përfaqësueses spanjolle gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve në Botërorin e femrave, me puthjen në buzë krahas lojtareve iberike, jo vetëm që ka sjellë shkarkimin e personazhit të mësipërm, por e ka përshkallëzuar edhe më tej.

Së fundmi nëna e Rubialesit ishte vendosur në greve urie në kishë, me qëllim pastrimin e emrit të djalit dhe familjes së saj, por që pas dy ditësh gjendja shëndetësore e së moshuarës është përkeqësuar. Siç bëhet e ditur nga të afërmit e familjes, ajo ka pësuar krizë.

Më parë Angeles Bejar (nëna e Rubiales) ishte prononcuar përpara mediave në orën 17:00 gjatë ditës së djeshme, por situata e mësipërme ka prishur rrjedhën.

Angeles Bejar, e cila e nisi grevën e urisë brenda një kishe në qytetin bregdetar Motril, për të protestuar për të birin, u evakuua dhe u dërgua në spital nga shërbimi emergjent, tha prifti Antonio Rodriguez të enjten.

Më duhet t’ju them se ajo përjetoi një krizë dhe duhej të dërgohej në spital. Ajo nuk është këtu më”, tha prifti, duke shtuar se Angeles Bejar ishte “e lodhur, e shumë telashe shëndetësore, jo vetëm me stres emocional”.

Nëna e Rubiales ishte zotuar se do të qendronte brenda kishës derisa futbollistja Xhenifer Hermoso, të cilën djali i saj e puthi në buzë, “ta tregonte të vërtetën” për atë që ndodhi.

Ky ngacmim nuk është i drejtë. Nëna e tij, e cila është shumë fetare, gjeti strehim te Zoti. Ajo e ka nisur grevën e urisë dhe nuk dëshiron të largohet nga kisha”, tha mbesa e saj Vanesa Ruiz Bejar të hënën.

Spitali në Motril nuk e ka konfirmuar për AFP nëse Bejar është pranuar si paciente. Rubiales, 46-vjeç, u rrit në Motril, ku babai i tij ishte kryetar i qytetit bregdetar.

FIFA, shtëpia e futbollit botëror, e pezulloi Rubialesin të shtunën, pasi ai e puthi me forcë në buzë Hermoson, gjatë ceremonisë kur kombëtarja e grave e Spanjës e fitoi Kupën e Botës më 20 gusht, duke nxitur shumë kritika dhe thirrje për dorëheqjen e tij.

Rubiales ka refuzuar të japë dorëheqje përballë presionit nga politikanët, lojtarët, sindikatat, duke e përshkruar puthjen si një veprim “të lirë, të ndërsjellë dhe konsensual”.

Hermoso, ndërkohë, tha disa ditë pas incidentit se u ndje sikur u sulmua nga shefi i futbollit spanjoll.

U ndjeva e cenuar dhe viktimë e një sulmi, një veprimi impulsiv dhe maskulinor; një veprimi të pavend me asnjë lloj pajtimi nga ana ime. Thjesht, unë s’u respektova”, tha Hermoso në një deklaratë në rrjetet sociale më 25 gusht.

angeles bejar nëna e luis rubiales

Lini një Përgjigje