TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2025, 15:47

Ndeshja me Shqipërinë, Thomas Tuchel synon të vijojë rekordin 43-vjeçar; në 6 përballje kuqezinjtë kanë shënuar vetëm 1 gol

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja me Shqipërinë, Thomas Tuchel synon të vijojë

Thomas Tuchel do të bëjë debutimin e parë me kombëtaren angleze në ndeshjen kundër Shqipërisë që do të luhet në Wembley, takim në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës.

Gjermani që ka marrë drejtimin e ‘3 Luanëve’ do të ketë dy luajë dy ndeshjet e para në shtëpi, një kundër Shqipërisë dhe tjetrën kundër Letonisë.

Anglia do të shpresojë të bëjë fillimin e përsosur nën drejtimin e trajnerit të tyre të ri.

Është një seri që zgjat prej 43 vjetësh, që nga viti 1982 kur Sir Bobby Robson barazoi 1-1 me Danimarkën në ndeshjen e tij të parë në krye në skuadrës.

Ka ndodhur vetëm 1 herë kur trajneri i skuadrës angleze ka humbur ndeshjen e parë dhe ky ishte Sir Alf Ramsey, skuadra e të cilit u mposht nga Franca në vitin 1963.

Tuchel do të shpresojë të vijojë serinë e fitoreve me kombëtaren angleze. Ai do të jetë i sigurt për një fillim fitues edhe në kualifikueset e Kupës së Botës, pasi Shqipëria ndodhet e 65-ta në renditjen e FIFA-s, ndërsa ‘Tre Luanët’ në vendin e katërt.

Anglia gjithashtu nuk ka humbur kurrë më parë nga Shqipëria, duke fituar të gjashtë takimet e tyre deri më sot.

Anglia është e pamposhtur në 31 ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës FIFA (23 fitore dhe 8 barazime), ecuria më e gjatë e vazhdueshme e çdo kombi evropian. Vetëm një herë Tre Luanët kanë humbur ndeshjen e tyre të parë kualifikuese, duke u mundur 1-0 nga Gjermania në tetor 2000 në ndeshjen e tyre të fundit në Ëembley-n e vjetër.

Shqipëria ka shënuar vetëm një gol në gjashtë takime me Anglinë. Golin e realizoi Altin Rraklli, në takimin e luajtur në mars 2001, ku Shqipëria humbi 3-1.

Skuadra e Anglisë

Portierë : Dean Henderson (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Southampton), James Trafford (Burnley).

Mbrojtësit : Dan Burn (Newcastle United), Levi Colwill (Chelsea), Marc Guéhi (Crystal Palace), Reece James (Chelsea), Ezri Konsa (Aston Villa), Myles Lewis-Skelly (Arsenal), Tino Livramento (Newcastle United), Jarell Quansah (Manchester City, Walkerpool nga Liverpool).

Mesfushorët : Jude Bellingham (Real Madrid), Eberechi Eze (Crystal Palace), Jordan Henderson (Ajax), Curtis Jones (Liverpool), Cole Palmer (Chelsea), Declan Rice (Arsenal), Morgan Rogers (Aston Villa), Morgan Gibbs-White (Nottingham Forest).

Sulmues : Jarrod Bowen (West Ham United), Phil Foden (Manchester City), Anthony Gordon (Newcastle United), Harry Kane (Bayern Munich), Marcus Rashford (Aston Villa, huazim nga Manchester United), Dominic Solanke (Tottenham Hotspur).

Lini një Përgjigje