
Shtutgart-Leverkusen ishte ndeshja e fundit përmbyllëse e javës së 26 në Bundesligë. Në sfidën e luajtur në “MHPArena” në Shtutgart, u shënuan plot 7 gola, duke e bërë një ndeshje vërtet shumë të bukur.
Demiroviç hapi serinë e golave për vendasit në minutën e 15, me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë. Uoltemade dyfishoi shifrat për Shtutgartin me golin e tij në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 56, Frimpong ngushtoi shifrat për Leverkusenin.
Në minutën e 62, Granit Xhaka i pafat dërgoi topin në rrjetën e tij, ku topi i kthyer mbrapsht nga pritja e parë e portierit të Leverkusenit u kthye mbrapsht dhe u përplas në trupin e shqiptarit dhe përfundoi në portë.
Pavarësisht rezultatit 3-1, “Aspirinat” e drejtuar nga Çabi Alonso nuk u dorëzuan. Në minutën e 68, ata shënuan golin e dytë me anë të Hincapi, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Përmbysja e madhe e Leverkusenit erdhi në minutat e fundit.
Në minutën e 88, goditja e Bonifas u devijua në portën e tij nga Stiler. Në minutën e katërt shtesë, një asist i mrekullueshëm i Frimpong për Patrik Shik, i cili e dërgoi me kokë në rrjetë. Një përmbysje e jashtëzakonshme e Leverkusenit, e cila tani ngushton diferëncën në 6 pikë nga Bajernin e vendit të parë.
Lini një Përgjigje