TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Mars 2025, 21:37

U transportua në spital pas problemeve shëndetësore, Laçi reagon për gjendjen e trajnerit Moreiro

Shkruar nga Pamfleti

U transportua në spital pas problemeve shëndetësore, Laçi

Trajneri Moreiro u transportua në spital në përfundimin e pjesës së parë mes Bylisit dhe Laçit, ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kurbinas sqaron se tekniku italian ka ndjerë një shqetësim muskular dhe për arsye sigurie u transportua menjëherë në spitalin e Fierit për të pasur gjithçka nën kontroll.   

Gjithastu bëhet me dije se gjendja e tij paraqitet shumë e mirë, teksa trajneri po udhëton drejt Tiranës pas ka lënë ambientet e spitalit të Fierit.   

Reagimi i plotë i Laçit:  

Në ndeshjen Bylis – Laçi, në përfundim të pjesës së parë, trajneri i ekipit tonë, Francesco Moriero, ka ndjerë një shqetësim muskular dhe për arsye sigurie është transportuar menjëherë në ambientet e spitalit të Fierit për të pasur gjithçka nën kontroll. Gjendja e tij paraqitet shumë e mirë dhe po udhëton drejt Tiranës pasi ka lënë ambientet e spitalit.  
  
Të shkuara MISTER! 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)


 
 

françesko moreiro trajneri i laçit

Lini një Përgjigje