TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Mars 2025, 19:15

Anglia humbet lojtarin më në formë të Premier Ligës, sulmuesi humbet sfidën me Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Anglia humbet lojtarin më në formë të Premier Ligës,

Kol Palmer nuk do të jetë në dispozicion të Anglisë, për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Sulmuesi Çelsit është dëmtuar dhe kështu Anglia humbet sulmuesin më në formë, që luan në Premier Ligë. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri i Çelsit ku Palmer po spikat për të dytin sezon radhazi. 

Kol Palmer nuk do të luajë për Anglinë, është i dëmtuar. I nevojiten teste mjekësore. Janë të planifikuara për të hënën. 

Shpresojmë të rikthehet pas pushimit për shkak të kombëtareve, por duhet të shohim. Është një problem muskulor”, u shpreh trajneri i Çelsit. 

Plot 14 gola dhe 6 asistë ka dhuruar Palmer, vetëm në Premier Ligë për këtë sezon. 
 
 

kol palmer sulmuesi anglez

Lini një Përgjigje