TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Mars 2025, 17:36

Sulmuesi shqiptar shënon golin e 5 sezonal në Serinë B, 27-vjeçari tund rrjetën dhe feston si Ronaldo (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar shënon golin e 5 sezonal në Serinë B,

Silvio Merkaj po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist me skuadrën e Sudtirol në Serinë B, ku po shënon më me rregullsi dhe po ndihmon ekipin jo vetëm të sigurojë qetësisht mbijetesën, por edhe të kërkojë një vend në play-off për ngjitjen në Serinë A. 
 
Në ndeshjen e sotme ndaj Karrarezes, Merkaj ishte titullar në takimin ku skuadra e tij e pa veten në disavantazh dhe në inferioritet numerik. Por në minutën e 59 të ndeshjes, sulmuesi u tregua i aftë në zonë për të shfrytëzuar një grushtim jo të mirë të portierit kundërshtar për të dërguar topin në rrjetë e për të shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1. 

Ky ishte goli i pestë i Merkajt në këtë edicion, në të cilin ai ka dhënë edhe 3 asiste me fanelën e Sudtirol. Kështu, sulmuesi 27-vjeçar ka përmirësuar të dy këto statistika në krahasim me vitin e kaluar, ku ishte ndalur në shifrat 4 gola dhe 2 asiste në Serinë B. 

silvio merkaj sulmuesi shqiptar sudtirol

Lini një Përgjigje