TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Mars 2025, 16:53

Trajneri i Laçit shfaq probleme shëndetësore, transportohet në spital në pushimin e ndeshjes me Bylisin

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i Laçit shfaq probleme shëndetësore, transportohet

Trajneri italian i Laçit, Françesko Moriero, nuk ka ndjekur pjesën e dytë të sfidës së skuadrës së tij ndaj Bylisit. 
 
Bëhet e ditur se tekniku italian i kurbinasve, ka shfaqur probleme shëndetësore në pushimin e ndeshjes dhe është kërkuar ndihma mjekësore për të. Trajneri është transportuar me ambulancë në qendrën shëndetësore të Ballshit. 

Ndërsa Moriero ishte nën kujdesin e mjekësve, pjesa e dytë e takimit ka vazhduar rregullisht dhe ekipi është drejtuar nga ndihmësi i tij. 
 

françesko moreiro trajneri i laçit

Lini një Përgjigje