
Milani ka fituar 2-1 ndaj Komos në “San Siro” në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 të Serisë A. Ekipi i drejtuar nga Çesk Fabregas gjeti i pari golin e avantazhit në minutën e 35.
Një aksion perfekt i Komos, ku Niko Paz asistoi dhe Lukas Da Kunja dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Komon.
Pjesa e dytë nisi vrullshëm. Fillimisht Lukas Da Kunja, pasi mori topin në krah dhe një aksioni personal, dërgoi topin në rrjetë. Festa e lojtarëve të Komos u prish nga ndërhyrja e VAR-it. Goli i Da Kunjas u anulua për pozicion jashtë loje.
Pak minuta më vonë, Milani u kundërpërgjigj më së miri duke barazuar shifrat me Pulisiç. Një super pasim i Reijnders për amerikanin, i cili nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë të barazonte shifrat në 1-1.
Goli i përmbysjes për kuqezinjtë erdhi në minutën e 75, Abraham asistoi për Reijnders aty ku holandezi shënoi golin e avantazhit për Milanin.
Në fund të ndeshjes pati dhe dy kartonë të kuq për miqtë. Fillimisht u ndëshkua Dele Ali, për ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit. Anglezi debutoi sot me Komon dhe u rikthye në fushë pas 2 vitesh mungesë, por doli jashtë vetëm pas 10 minutash lojë. Në fund pati karton të kuq edhe për Çesk Fabregas për protesta ndaj arbitrit.
Lini një Përgjigje