
Vedat Muriqi i ka bërë të gjitha në Spanjë, teksa Majorka fitoi me rezultatin 2-1 përballë Espanjolit.
Fillimisht, Espanjoli gjeti avantazhin me sulmuesin e Kosovës që shënoi autogol. Pas dhjetë minutash u akordua një 11-metërsh për vendasit, Muriqi e mori përsipër, por pa arritur të gjente rrugën e rrjetës.
Majorka arriti të gjente barazimin me Asanon dy minuta më pas. Ndërsa në minutën e 97 të takimit, Muriqi i dha fitoren skuadrës së tij falë një tjetër penalltie, që kësaj radhe e shndërroi në gol.
Lini një Përgjigje